Molliqaj godet Matoshin: Në AKR kanë mbetur aq njerëz sa gjenden në Hënë

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, në emsionin Debat Plus në TV Dukagjini është konfrontuar me perfaqwsuesin e AKR-së, Fatmir Matoshin.

Molliqaj i ka mohuar pretendimet e Matoshit se AKR po rritet, pasi që sipas tij kjo parti tashmë ka dështuar.

“AKR-ja pas vetes ka aq njerëz, sa edhe mund të gjenden në Hënë”, ka thënë Molliqaj duke ironizuar me Matoshin e AKR-së.

Dihet se deri te kjo gjendje ka ardhur pas largimit të figurave kryesore, ku së fundi është larguar komplet dega e AKR-së në Mitrovicë me në krye Agim Bahtirin./Veriu.info

SHPËRNDAJE