Molliqaj pa asnjë post udhëheqës në PSD

Partia Socialdemokrate, e marrë në drejtim nga të dorëhequrit nga VV, ka zgjedhur sot strukturat e reja të partisë, ku për kryetar ka zgjedhur Shpend Ahmetin, raporton gazetametro.net.

Numri dy i kësaj partie do të jetë Visar Ymeri, e sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

————————————————————————————–
Intervista e parë e Haradinajt pas luftës: Ja çka do të bëjmë me këta serbë të Pejës:

————————————————————————————–

Por, Dardan Molliqaj, njëri prej protagonistëve kryesor të ndarjes së VV’së, nuk ka marrë asnjërin nga postet drejtuese në këtë parti.

Molliqaj derisa ishte pjesë e VV’së, drejtonte sekretariatin, organ kryesor organizativ i partisë. Këtë post ai e mbajti, deri para se të fillonte përçarja në VV, e cila edhe rezultoi me ndarje, ku 12 deputetë dhe shumë aktivistë tjerë, e braktisën atë.

Pritej që Molliqaj edhe në partinë e të dorëhequrve të merrte ndonjërin nga postet drejtuese, por ai duket se rolin e tij do ta ushtrojë nga prapaskena. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE