Molliqaj: Qeveria mori masat vetëm pasi u zgjodh Presidentja

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për medie pas aksionit simbolik të subjektit që ai i takon në qendër të Prishtinës.

Molliqaj ka thënë se marrja e masave nuk e ka pasur për prioritet qytetarin e Kosovës.

“Kjo Qeveri mori masat vetëm pasi u zgjodh presidentja. Kjo qeveri e ka pasur pritoritetin numër dy në pandemi. Duhet të bëheshin dy javë që të merreshin masa. Jo rastësisht një ditë pasi u zgjodh presidentja që të marrë masa. Kjo tregon se qeveria kruti e ka prioritet pushtetin e jo mirëqënien. Si një Qeveri e majtë, qeveria Kurti nuk e ka prioritet mirëqënien dhe qytetarët janë mbyllur me vendim të ngutur”, tha ai.

“Ne nuk jemi kundër masave të Qeverisë, por kundërshtojmë orën policore. Kjo është vendosur shabllon, që nënkutpon që qeveria Kurti nuk e ka menduar më gjatë një masa adekuate. Pa nje debat të hapur, pa diskutim ka ndodhur kjo. Kjo qeveri i vendosi masat vetëm pasi që u sigurua që u zgjedh presidentja. Po të kishtë më rëndësi jetën e qytetarëve. Kjo qeveri e pati pritoritët të dytë pandeminë. Një ditë pasi u zgjedh Osmani u vendosën masat. Qeveria Kurti nuk e ka rëndësi shëndetin publik, i përdorë ata”, shtoi ai.