Moment i vështirë për Sepp Blatter, ish-kreu i FIFA-s në gjendje të rëndë

Moment i vështirë për Sepp Blatter. Ish-presidenti i FIFA-s (1998-2015) ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital.

Situata shëndetësore e 84-vjeçarit zviceran është e rënduar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën sipas raportimeve të helvetes.

Babai po e merr veten, por ka nevojë për pushim dhe qetësit. Kërkoj privatësi në emër të familjes time“, shprehet Corinne, vajza e ish-kreut të futbollit botëror.