Momenti bizar kur një person tenton ta inskenojë një aksident për përfitime (Foto/Video)

Një video interesante është publikuar në internet, ku një shofer i një skuteri tenton që të nxisë aksident në trafik, në përpjekje për të siguruar një shumë parash nga kompanitë e sigurimeve.

Gazeta angleze Dailymail ka publikuar pamjet e marra nga një kamerë e një gruaje që po voziste rrugëve të Anglisë. Aty shihet se si motoristi është duke e bartur skuterin në këmbë. Sapo makina afrohet, ai e tërheq motorin prapa duke e përplasur qëllimisht për veturë. Pas kësaj edhe vet i dyshuari kërcen mbi veturë për ta bërë situatën të duket si aksident, gjë që nuk përkonte fare me realitetin, transmeton gazetametro.net

Kur e kuptoi që në veturë kishte kamerë, ai menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes.

Fenomeni i inskenimit të aksidenteve me qëllim të përfitimit të të hollave nga kompanitë e sigurimeve është duke i dëmtuar shumë këto të fundit në tërë botën. Sipas të dhënave, vetëm në Britani, jipen 25 milionë funte dëmshpërblim për personat që në fakt nuk kanë pësuar fare aksidente.

SHPËRNDAJE