Momenti historik i nënshkrimit të marrëveshjes për paqe mes dy koreve

Kim Jong Un është lideri i parë i Koresë Veriore që nga pushimi i luftimeve mes dy vendeve që ka kaluar kufirin për të hyrë në Korenë Jugore për atë që mund të cilësohet si takim historik mes liderëve të dy koreve.

Përveç momentit historik të shtrirjes së duarve mes dy liderëve, momenti ndoshta më historik i këtij takimi është ai i nënshkrimit të marrëveshjes për dhënien fund të luftës edhe zyrtarisht, pas 65 viteve nga përplasja mes dy vendeve.

Luftimet kishin përfunduar me 1953 ku më pastaj të dyja vendet kishin nënshkruar një marrëveshje për armëpushim por e cila nuk u pasua me një marrëveshje të paqes.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Kështu, të dyja vendet ishin ende teknikisht në luftë me njëra-tjetrën, deri sot kur më në fund marrëveshja për paqe u nënshkrua. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE