Momenti i aksidentit fatal që ndodhi në Gjakovë: Një person vdiq në vendin e ngjarjes

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para dy ditëve në rrugën rajonale Gjakovë-Qafë Morinë, saktësisht në fshatin Korenicë.

Nga ky aksident kishte humbur jetën një shtetas i Shqipërisë dhe janë lënduar gjashtë persona të tjerë.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në mes dy veturave ‘Golf’ dhe ‘Mercedes’, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i Golfit, tashmë i ndjeri B.M, afro 40 vjeçar.

Indeksonline ka siguruar sot videon e momentit të këtij aksidenti të rëndë.

SHPËRNDAJE