Momenti i aksidentit në fshatin Llugë të Podujevës ku u lëndua një person (VIDEO)

Dje rreth orës 14:30 në fshatin Llugë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ku lëndime të lehta ka pësuar një person. Lëndimin e tij e kanë konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës.

Ndërkaq, Llapi.info ka siguruar pamjet e momentit të këtij aksidenti, ku shihet njëra veturë papritmas humb drejtimin me ç ’rast edhe shkaktohet aksidenti.

Ndryshe, këto ditë të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në Podujevë, derisa të hënën ka humbur jetën një 32-vjeçare në fshatin Penuhë

SHPËRNDAJE