Momenti kur Policia në Merdare kthen kamionët me mallra serbe

Kamionët me mallra serbe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë. Ata janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë, që të ndalojë importin e produkteve serbe që nuk i referohen Kosovës si Republika e Kosovës ka nisur së zbatuari. Sot, gjithë kamionët me mallra serbe janë kthyer prapa nga Policia në Merdarë, e nuk janë lejuar që të hyjnë brenda territorit të Kosovës.

“Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”, thuhet në vendimin që mori dje Qeveria.

Gazeta Express ka siguruar një video, ku shihet Policia në Merdarë duke i kthyer këta kamionë prej nga kanë ardhur.

SHPËRNDAJE