Momenti kur qentë sulmojnë fëmijën në rrugë (VIDEO)

Një video e publikuar në Facebook, tregon momentin kur dy qenë të tërbuar sulmojnë një fëmijë në një rrugicë.

Videoja, e incizuar nga kamerat e sigurisë afër një shtëpie, shfaq momentin kur fëmijës i cili po shkonte në shkollë, i vërsulen qentë nga mbrapa.

Qentë e rrëzojnë atë dhe fillojnë ta kafshojnë, para se një kalimtar rasti të tentojë t’i largojë ata nga fëmija, transmeton Gazeta Express.

Pas një përpjekjeje të gjatë dhe me ndihmën e disa personave të tjerë, fëmija shpëtohet. Videoja e publikuar në Facebook ka për qëllim t’i ndërgjegjësojë prindërit që mos t’i lënë fëmijët vetëm, pasi tani fillon moti i ftohtë dhe është koha e qenve endacakë.

Shikojeni videon:

 

SHPËRNDAJE