Momenti kur Ramushin e zë gjumi në krahun e Thaçit gjatë ndeshjes Kosovë-Ishujt Faroe (FOTO)

Ndeshja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe ishte një ngjarje mjaftë e rëndësishme të cilën nuk e lëshuan pa e përcjellur as krerët e shtetit dhe zyrtarë të tjerë.

Të ulur në radhë pati shumë prej tyre, si kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, presidenti Thaҫi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga e shumë të tjerë

Pos lajmin shumë të mirë të fitorës së Kosovës, gjatë dhe pas ndeshjes pati momente mjaftë interesante të cilat bën bujë.

Njëri prej tyre ishte gabimi i Jahjagës e cila ngatërroi ekipin me të cilin po luante Kosova, pastaj ishte festimi i Anita Haradinajt me vallëzimin e saj karateristik etj.

Por, edhe një moment tjetër shumë interesant u kap nga ai stadium, ndonëse nuk është ashtu siҫ duket, në shikim të parë të jepet ajo përshtypje.
Bëhet fjalë për një foto ku Ramushi duket sikur po fle në krahët e presidentit Thaҫi, shkruan ORAinfo.

Me siguri të dy qenë duke biseduar, por për shkak të zhurmës është dashur të afrohen paksa mes vete.

Për më tepër, shikoni vet fotografinë më poshtë./ORAinfo/

SHPËRNDAJE