“Momenti kur u kuptua gjithçka” – Si kishin qeshur lojtarët e Bayernit pas autogolit

David Alaba i Bayern Munichut ishte kapur nga kamerat televizive duke qeshur pasi kishte shënuar autogol në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Qeshja e tij dhe portierit Manuel Neuer u cilësua nga tifozët si momenti kur të gjithë e kuptuan se Bayerni nuk i frikësohet Barcelonës dhe se do ta turpëronte në këtë ndeshje.

Bayern Munichu e turpëroi Barcelonën me fitore me rezultat 8:2 në përballjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa po e vazhdon tutje ëndrrën për ta mbyllur sezonin 2019/20 me tripletë.

Bayerni e nisi ndeshjen mirë, duke kaluar në epërsi qysh në fillim falë golit të shënuar nga Thomas Muller në minutën e katërt të ndeshjes.

Por, vetëm tre minuta më vonë, rezultati u barazua pasi mbrojtësi i Bayernit, David Alana, e shënoi një autogol. Alaba u kap nga kamerat televizive teksa qeshte pas këtij goli të barazimit, bashkë me Neuerin.

“Alaba shënoi autogol dhe qeshi dhe ju djem nuk frikësoheshit?”, shrkoi një tifoz i futbollit në Twitter.

Pas kësaj disfatë të thellë, bordi drejtues i Barcelonës ka thirrur takim emergjent për të hënën, kur do të diskutohet për shumë vendime, përfshirë këtu të ardhmen e trajnerit Quique Setien.

SHPËRNDAJE