Momenti kur ushtarët e UÇK-së panë atë kishte mbetur në vendin ku u vra familja Jashari (Foto)

Lufta në Kosovë së pari nisi në Drenicë, por ky rajon ishte i fundit që u lirua.
Shumë aktivitete u mbajtën sot në këtë qytet, për këtë ditë historike e cila do mbahet mend gjatë nga ata që e përjetuan lirinë pas një vuajtje të gjatë që u shkaktua nga Serbia.

18 qershori i vitit 1999 nuk do harrohet kurrë nga qytetarët e Skenderajt, sidomos për ata që ishin në këtë rajon dhe më afër se gjithçka e kishin vdekjen. Magazina.al ka siguruar fotografi nga dita kur në këtë qytet erdhi liria.

Qyteti u zbraz nga forcat serbe dhe kontrollin e morën Ushtria Çlirimtare.

Ushtarët e UÇK-së në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Geci, dolën para qytetarëve dhe treguan se qyteti u çlirua.

Më pas ushtarët u nisën për në Prekaz. Para varrit të komandantit Legjendar, Adem Jashari, u rreshtuan edhe një herë dhe i treguan atij se Kosova është e lirë

Më pas ata vizituan edhe Kullat që u kthen në Legjendë. Nga ajo ditë, në Skenderaj filloi një jetë e re.

SHPËRNDAJE