Momenti kur xhenazja iu bie nga dora njerëzve që po e bartnin atë

Ky është momenti tronditës kur trupi i vdekur i një personi iu bie nga dora njerëzve që po e bartnin atë, gjatë një varrimi.

Kufoma, që pushon në një dërrasë dhe që është e mbuluar me një pëlhurë të bardhë dhe të gjelbër, fluturon në “ajër” kur katër burra që po e bartnin atë e humbin balancin e tyre.

Duke ecur për te varrezat, burrat pengohen në diçka që iu bën të humbin balancin dhe t’iu bie kufoma nga dora, transmeton Gazeta Express.

Momenti tronditës u publikua në Daily Mail dhe nuk dihet se në cilin vend ndodhi.

SHPËRNDAJE