Momenti qesharak kur David Luiz e takon “binjakun” e vet

Mbrojtësi i Chelseat u takua mbrëmë me një futbollist që duket pothuajse identik me të, në ndeshjet kundër Slavia Prague, në kuadër të çerekfinaleve të Europa League.

Pas fitores me rezultat të përgjithshëm 5:3 kundër Slavia Prague – që e dërgoi Chelsea në gjysmëfinale të Europa League, ku do të takohet me Eintracht Frankfurtin – braziliani David Luiz e shkëmbeu fanellën me kundërshtarin Alex Kral, i cili duket shumë i ngjashëm me Luizin, transmeton Gazeta Express.

Nga pamjet që i kapi kamera televizive dukej se Luizi po e uronte veten, për shkak të ngjashmërisë së madhe mes dy futbollistëve me flokë të gjata kaçurrela.

Chelsea e mposhti në udhëtim 0-1 Slavia Pragën dhe 4-3 në shtëpi, duke u kualifikuar pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Në gjysmëfinale do të takohet me Eintracht Frankfurtin, që u kualifikua në mënyrë mjaft dramatike në ndeshjen e mbrëmshme kundër Benficas, që u zhvillua në Gjermani.

Mysafirët triumfuan në shtëpi javën e kaluar 4-2 dhe u duk se janë me një këmbë në gjysmëfinale. Por, në Gjermani, Eintracht Frankfurt bëri paraqitje fantastike dhe triumfoi 2-0, duke u kualifikuar në gjysmëfinale falë vlerës së golit mysafirët. /Gazeta Express/