Morina – Ollurit: Mund të na rrahin e të na vrasin, por fjalën e lirë nuk mund ta ndalin e as ta vrasin

Pas sulmit fizik ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri, ka reaguar edhe kryeredaktori i portalit Veriu.info, Gazmend Morina, i cili ka thënë se nuk është rastësi që sulmi është kryer nga disa të rinj.

Morina ka thënë se edhe përkundër sulmeve fizike, fjalën e lirë dhe të vërtetën nuk ka ta ndalë askush.

“Nuk eshte rastesi qe sulmin e kane kryer disa te rinj, por qe me porosi nga te tjeret, te cilat nuk kane dashur te marrin pergjegjesi dhe te identifikohen kush jane.

Parim Olluri, bashkendjej me ty dhe familjen tende, me vjen shume keq dhe uroj qe t’i kthehesh punes qe nga neser.

Mund te na rrahim, e kane bere edhe me mua, mund edhe te na vrasin, por fjalen e lire dhe te verteten nuk mund ta ndalin e as ta vrasin”, ka shkruar Gazmend Morina.

SHPËRNDAJE