Morina: Selimi nuk po lirohet sepse po hetohet nga Gjykata Speciale, Thaçi ose Veseli duhet t’i tregojnë

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demakun, ndërsa është hedhur poshtë kërkesa për lirim për Sylejman Selimit. Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Tomë Gashi, duke treguar se në mënyrë të kundërligjshme dhe pa vendim gjyqësor për 136 ditë po e mbahet në burg ish komandanti i UÇK-së.

Ndaj kësaj situate të padrejtë për Sylejman Selimin ka reaguar edhe gazetari i gazetës online Veriu.info, Gazmend Morina, sipas të cilit ish komandanti i UÇK-së po mbahet në burg për shkak se me lëndën e tij po merret Gjykata Speciale.

Morina thotë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ia kanë borxh Sylejman Selimit t’i tregojnë se Gjykata Speciale po merret me të.

Ja statusi i plotë në Facebook i Gazmend Morinës:

Gjykata Supreme sot e paska hedhur poshte kerkesen per lirimin e Sylejman Selimit. Kjo po behet per nje arsye te ndjeshme, e qe shoket s’po kane guxim me ja thane ish komandantit te UÇK-se.

Rasti “Drenica” eshte marr ne trajtim nga Gjykata Speciale dhe per kete nuk po ka vullnet qe ai te lihet i lire.

Nese askush tjeter, Hashimi e Kadriu ia kane borxh kete ‘favor’ Syles dhe te tjereve, pra me ju kallxu qe ata po hetohen nga Gjykata Speciale.

P.S.: E di qe nuk eshte status popullor, por dikush duhet me i kallxu Syles.

Gjykata Supreme sot e paska hedhur poshte kerkesen per lirimin e Sylejman Selimit. Kjo po behet per nje arsye te…

Publiée par Benni Morina sur Jeudi 25 octobre 2018

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE