“Mos më qëlloni ju lutem” – Publikohen pamje të reja nga rasti i George Floyd

Pamje të reja të rastit të George Floyd janë publikuar së fundmi ndërsa Daily Mail i ka shpërndarë po ashtu, teksa në detaje shihet se si nisi ngjarja e afro-amerikanit, e cila ngjalli protesta të shumta në shumë vende të botës.

Videoja fillon me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda makinës.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.

Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte.

Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë. Ky moment shihet edhe tek videoja e mëposhtme 18 minutëshe.

VIDEO

SHPËRNDAJE