“Mos po u dashka që këshilltar politik të vendosen njerëz nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja?”: Deputeti i VV-së reagon pas punësimit të axhës së Konjfucës

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas emërimit të Rabit Konjufcës, xhaxhait të Glauk Konjufcës,  si këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.

Dugolli thotë se Rabit Konjufca është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së dhe se dija dhe ndërshmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

“Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?’ shkruan Dugolli në Facebook.

Reagimi i plotë:

Shumë zhurmë për asgjë

Disa portale paskan filluar të krijojnë “lajm” se si ministri i Mbrojtjes e paska marr këshilltar politik një të afërm të kryeparlamentarit Konjufca.

E paskan “zbuluar” ujin e nxehtë.

Rabit Konjufca është ish pjesëtar i UÇK-së,TMK-së dhe FSK-së. Pas pensionimit u shqua si aktivist i LV-së, dhe si njeri profesional dhe i ngritur edhe anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje dhe Siguri dhe tani natyrshëm këshilltar politik në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Eksperienca, dija dhe ndershmëria e tij janë të vlefshme për Ministrin Mehaj dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Është për keqardhje kjo tendenca e disa portaleve kur mundohen të krijojnë mjegull kur situata është e çiltër kristal.

Le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë (edhe pse besoj e dijnë), se këto poste janë politike dhe njerëzit që bëhen pjesë në këto kapacitete, përveçse duhet të jenë profesional, të ndershëm e punëtor, duhet të jenë të besueshëm edhe politikisht.

Mos po u dashka që këshilltar politik të kabineteve të vendosen njerëz nga taborët tjera politike si PDK, LDK, AAK…?