“Mos rrini untë, veç punoni mirë për çka jeni votu”, reagime ndaj Selmanajt

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, mbrëmë ka zënë të gjitha faqet e mediave online në Kosovë pasi ka treguar se shefi i tij, Avdullah Hoti, e merr bukën me vete në zyrë.

Një deklaratë e tillë ka nxitur mjaft reagime. Për njohësin e rrethanave politike në vend, Fitim Salihun, udhëheqësit e shtetit duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha beneficionet por me kushtin që të kryejnë punën për të cilën janë votuar.

“Hani bukë mirë, ngihuni mirë. Mos rrini untë. Mos shkoni në punë në këmbë. Mbani truprojet. Mbani edhe xhipat. Veç punoni mirë. Kryne punën për çka jeni votu. Boll me këso filma populistë, populistë”, ka shkruar Salihu.

https://www.facebook.com/fitim.salihu1/posts/10224580732725546