Mos u bëj si Zeka i Hyrës

Shkruan: Idriz Ismajli

Uji i ftohtë i kroit me kthej në femijrinë time kur shkoja te dajët. Më kujtoi gjyshin tim ndjesë pastë i cili ne, nipave na dergonte per të marrrë uji te kroi i fshatit i cili nuk ishte shumë larg odës së gjyshit, sepse thoshte po dalin kafet më të mira. Ai çaj nuk pinte asnjiherë. Pinte vetëm atëherë, kur e dinte se të zotit te shtepisë nuk i kishte qelluar kafe dhe për të çliruar ate pinte çaj bashkë me të tjerët.

Njëherë gjyshi na tregoi për një Zekën e Hyres. E quanin Zeka i Hyrës se ishte rritë pa babë. Baba iu kishte pas vra si ushtar i turkut në luftë me Rusinë, kur Zeka kishte qenë fëmijë fare i vogël. Ai si djalë i ri kishte qenë për kah natyra si problem dhe një ditë ne përleshje e sipër e godet një xhandar me një shkop që kishte në dorë. Por falë asaj, se gjyshi i Zekës, kishte pasë kumbarën serb nga fshati i tij, shpëton nga burgu.

Por tash na zuri belaja me Zekën, e bani veten trim, Zeka. Filloi nëpër lagje të sillej si kapadai, pastaj në fshat dhe në krejt rrethin. Euuu… thojshin ma zi po na e banë Zeka se xhanartë e Serbisë. Pastaj tha Zeka u nda me grua dhe i la gruan me gjithë femijë e muarr nji tjetër, te mirë boll, por edhe me ate qe u nda, pasha gjyshin shoqen se ka pase ne tanë Drenicen.

Po Zekës i hyni vetja ne begeni. Filloi qe besa edhe e me pleqnue, ani kur na folke për “erz” (keshtu gjyshi imi thoshte “moralit”), haj kuku per neve kush po na pleqnon. Dhe këtu përfundonte gjyshi im, tregimin për Zekën dhe na thoshte mos u bani si Zeka i Hyres, po rrini urtë.

Na. Po gjysh çka u ba pastaj me Zekën?! Eee…. tha, erdhi “nemci”, kështu u thoshte gjermanëve e na i çeli shkollat shqip e Zekën e kapi për “veshi” dhe e shtini ne “birucë”, se kështu i thoshte burgut. Qe besa more nipat e mijë u çliruam ma shumë, se prej xhanarëve… dhe qeshte gjyshi hahaha.

E ne si fëmijë kur luanim i thoshim njeni – tjetrit mos u bëj si Zeka i Hyres se vjen gjermani e te kap për veshi dhe te fut ne “birucë”. Dhe dilnim te luanim ne oborr ose shkonim te kroi i fshatit.

SHPËRNDAJE