Mos u nisni për Merdarë, ja çfarë po ndodh atje (Foto)

Në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë, janë krijuar kolona të gjata.

Sipas lexuesit të Koha.net, i cili është ende në pritje për ta kaluar kufirin, në këtë pikë kufitare janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet shkojnë deri në katër orë.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e MPB-së, kolona në kufirin e Kosovës me Serbinë, në Merdarë, ka arritur deri në 2 km dhe pritjet janë deri në 240 minuta (4 orë).

Kurse pikat tjera kufitare, sipas po këtyre të dhënave, kanë pritje shumë më të shkurta. Në Mutivodë, pritjet janë deri në 60 minuta kurse te Dheu i Bardhë deri në 50.

Edhe në Jarinje ka kolonë veturash, por që është shumë më e shkurtër, deri në 120 metra dhe pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në 40 minuta.

 

SHPËRNDAJE