Mosmarrëveshje në trafik, therret me thikë një person

Në rrugën Ramiz Cërnica në Gjilan, dje ka ndodhur një therje me thikë.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, thotë se pas një mosmarrëveshje në trafik, një person kishte therur një tjetër me thikë.

Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

SHPËRNDAJE