Mot si në verë, temperaturat shkojnë mbi 31 gradë

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në Veri dhe Qendër të Shqipërisë.

Edhe pasditja vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku shira të përkohshëm mbeten prezent në Veri dhe pjesërisht në Qendër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar mbi 31°C.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Era do të fryjë mesatare por më e fortë në Jug, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

SHPËRNDAJE