Moti ka surpriza për nesër, këto do të jenë temperaturat

Dita e nesërme paraqitet me mot të kthjellët kryesisht në të gjithë vendin.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) parashikohet që vendi të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 3 °C në vendet malore.

Njoftimi i IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.14) dhe nesër (e enjte, dt.15) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 11 / 19 °Cnë vendet e ulëta: 9 / 20 °Cnë vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Nesër (e enjte, dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

SHPËRNDAJE