Moti për pesë ditët e ardhshme, ju presim këto temperatura

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në ditët në vazhdim.

Pjesa e dytë e javës, me mot të thatë dhe vranësira të ndryshueshme. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull

Ditëve të ardhshme nuk do të ketë depërtime të cikloneve nga rajoni, kështu që pritet një pushim i të reshurave, bën të ditur Prishtina Ëeather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se gjatë kësaj periudhe vendi ynë do të jetë nën ndikimin periferik të fushave të presionit të lartë që ndodhen në lindje të kontinentit.

“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të thatë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të shpërndahet”, thekson PË.

Bëhet gjithashtu e ditur se “në aspektin termik në mëngjes do të mbajë mot më i ftohtë, e gjatë ditës temperaturat do të mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse më të ulëta se ditëve të shkuara. Situata e qetë meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me mjegull nëpër ultësira do të përkeqësojë cilësinë e ajrit, ndërsa vlerat e kualitetit të ajrit (AQI) do të kalojnë në të pashëndetshme”.

Parashikimi për datat 21-25 nëntor:

21.11 – Në mëngjes ftohtë dhe me mjegull në ultësira. Ditën vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

22.11 – Në mëngjes kryesisht me vranësira, e në ultësira mjegull. Ditën intervale me diell, e në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

23.11 – Mëngjesi kryesisht me vranësira, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën vranësira dhe intervale me diell.

24.11-25.11 – Të dielën kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën e hënë kryesisht me vranësira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, e gjatë ditës intervale me diell, e në mbrëmje priten kthjellime.

Temperaturat e ajrit edhe pse do të pësojnë rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 11C deri në 14C.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet vlera të normales.

SHPËRNDAJE