Mourinho flet pas përplasjes Ramos-Messi

Vazhdon edhe më tutje të përflitet përplasja e mbrëmshme mes Ramosit dhe Messit.

Spanjolli gajtë një dueli e kishte goditur keq argjentinasit, me ç’rast reagoi ashpërr edhe ky i fundit, duke u konforntuar verbalisht, mirëpo gjyqtari nuk morri asnjë vendim, shkruan GazetaBlic.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish trajnerit të madrilenëve, Jose Mourinho.

Portugezi, aktualisht i papunë në njëfarë forme e mbrojti lojtarin e tij të dikurshëm:

“Ndeshja kishte nevojë për një duel të atillë. Deri në ato momente ndeshja ishte e butë, e butësia nuk është epitet që i shkon për shtati “El Clasicos”, përfundoi njeriu që e fitoi Ligën e Kampionëve me Porton.

SHPËRNDAJE