MPJ: Daciq mund të niset por në Kosovë nuk hyn

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka reaguar ndaj lajmeve në mediat serbe se Ministri i jashtëm, Ivica Daciq, është nisur për në Zubin Potok.

Përmes Facebook’ut, Zyberaj ka shkruar se as Daciq e askush në Beograd nuk kanë të drejtë që të hyjnë në Kosovë për të penguar zbatimin e ligjit.

“Ivica Dacic dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet apo të drejtë të ndërhyjnë për të penguar ndonjë operacion normal të zbatimit të ligjit dhe askush nuk ka lejen e qeverisë së Kosovës për të hyrë dhe askush nuk mund të vizitojë ose të hyjë në Kosovë pa lejen e tillë. Çdo veprim që shkel marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare do të parandalohet. Beogradi të ndalojë histerinë nëpërmjet mjeteve propagandistike. Ky është një veprim i sundimit të ligjit në një vend normal”, ka shkruar këshilltari i Behgjet Pacollit.

Ndryshe sipas portalit serb, “Telegraf.rs” raportohet se Daciq është rrugës për në Zubin Potok, ku po ashtu është duke u zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me veprimin e Vuçiqit ndonëse portale të tjera serbe raportojnë se ai sot pritet të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bratisllavë.

SHPËRNDAJE