MPJ ia ndaloi vizitën ministrit të Serbisë në Kosovë, ky është reagimi i Vuçiqit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dje ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Arsimit të Serbisë, Mlladen Sarcevic.

Vendimin e MPJ-së e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, për të cilin ndalimi i Sarcevic për të hyrë në Kosovë tregon plogështin e Prishtinës zyrtare.

“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vucic, shkruan RTV.rs.

Nga zyra e kryeministrit Hoti kanë thënë se ende janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë.