Mrekullia e Shaqirit nuk mjafton, Stoke City bie nga liga

Stoke City i Xherdan Shaqirit ka pasur sezon të dështuar. Kjo mund të thuhet tashmë edhe zyrtarisht, pasi ekipi anglez nuk ka mundur të sigurojë pikët e mjaftueshme për të mbijetuar në Premier League, dhe nga sezoni që vjen do të luajë në Championship, ligën e dytë të futbolluit anglez, shkruan Metro.

Shaqiri shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në takimin e sotëm ndaj Crystal Palace, por Stoke humbi 1-2 dhe zyrtarisht është një prej tri ekipeve që do të bien nga liga kryesore angleze.

Para kësaj ndeshjeje, Shaqiri tha që do të jetë luftë që gjithsesi duhet të fitohet, nëse Stoke dëshiron qëndrimin në ligë.

Por, me rënien nga liga edhe karriera e Shaqirit në Stoke është në dyshim, pasi ylli kosovar ka oferta nga skuadra të ndryshme të Premierligës që mund ta joshin kosovarin për të vazhduar karrierën në elitën e futbollit anglez.

SHPËRNDAJE