“Mua më ka grua e atë dashnore”, zbulohet e ‘vërteta’ për lidhjet e Florit

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes së medisave së fundmi për jetën e tij private. Një herë u përfol se ishte lidhur me Fifin e një herë tjetër me Kejsin.

Të tre ndodheshin mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” ku gjatë një loje, Kejsi duhet të zgjidhte se me kë do martohej dhe Flori i tha: “Më ke mua”.

“Po kjo thotë është single, ti i thua më ke mua, nuk po marr vesh çfarë po ndodh”, i tha Luana Florit duke iu referuar faktit që Kejsi në një prej lojërave tha se është single.

“Kejsin e ka dashnore, mua më ka grua, na ka të dyjave”, i tha Fifi me humor duke i bërë të gjithë të qeshin.