Muharrem Nitaj zgjedhet ministër në detyrë

Muharrem Nitaj është emëruar ministër në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Lajmin për IndeksOnline e kanë konfirmuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Emërimi i Nitajt në këtë dikaster qeveritar vjen pas dorëheqjes së Blerim Kuçit.

Nga ana e tij, Kuçi me anë të një njoftimi ka bërë me dije se gjatë ditës së djeshme ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti ta lirojë nga posti i ministrit.

Ai ka thënë se gjatë detyrës është munduar të ishte transparent në çdo veprim.