Muja: Këto janë bastionet e partive kosovare

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini temë e debatit ishin bastionet e subjekteve politike.

Analisti Armend Muja ka thënë se PDK-ja i ka bastionet kryesore në Kosovën qendrore duke filluar nga Skenderaj deri në Kaçanik.

Ai ka thënë se një kohë edhe Prizreni ka qenë shumë i rëndësishëm për PDK-në, madje, sipas tij, për shkak të rëndësisë një kohë është konsideruar “Jerusalemi i PDK-së”.

Muja thotë se LDK-ja asnjëherë nuk ka humbur tri qytete si Podujeva, Fushë Kosova dhe Istogu.

“Këto qytete mendoj se janë ende bastione të LDK-së”, tha ai.

Ai thotë se AAK-ja gjithmonë ka fituar në Deçan dhe Junik.

“AAK bazën më të fortë e ka Deçanin. Juniku, Gjakova dhe Peja janë zona ku AAK gjithmonë ka sfiduar, por kohët e fundit ka sfiduar Suharekën, Rahovecin dhe Klinën”.

Muja ka thënë se kësaj radhe AAK-ja do të sfidohet në Obiliq./Telegrafi/

Muja: PDK-ja i ka bastionet në Kosovën qëndrore

Muja: PDK-ja i ka bastionet në Kosovën qëndroreEmisioni i plotë:https://www.youtube.com/watch?v=UDsE4jkrwfQ

Publiée par RTV Dukagjini sur Mercredi 18 septembre 2019

SHPËRNDAJE