Mundohuni të mos dilni jashtë sonte, ja ҫfarë po ndodh

Kryeqyeti i Kosovës, edhe në tej vazhdon të përballet me problemin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

Indeksi i cilësisë së ajrit është 119, në bazë të matjeve të bëra deri në orën 16:00 nga matësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ndotja në këtë nivel është shqetësuese për njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Ndërkaq, në bazë të këtij niveli, rekomandohet që “Fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë”.

Prishtina vazhdon ta ketë indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit në rajon.

SHPËRNDAJE