Munishi “thumbon” lojtarin e Dritës: Më vjen keq që ai luan rolin e palaços dhe jo të futbollistit (Foto)

Trajneri i Feronikelit, Ismet Munishi ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Drita me rezultat minimal 1-0.

Munishi ka thënë se futbollistët e tij janë provokuar tejmase, sidomos nga sulmuesi i skuadrës gjilanase, Kastriot Rexha.

“E kam shikuar ndeshjen Drita – Feronikli shume her, lojtaret e mi kan qen te provokuar nga Kastriot Rexha gjat gjithe kohes, i cili me shume ka ndejt ne toke se ne kembe, me vjen shume keq qe Kastrioti luan rolin e palaqos sepse ka cilsi si futbollist dhe mundet te jap shum me teper nese koncetrohet ne loj e jo ne aktrim. I sygjeroj referet kundershtaret qe kete fakt ta kene parasysh. Ne asni moment nuk i arsyetoj lojtaret e mi , te cilet ne kete svid ran pre e provokimeve. Nese dikush dyshon ne qendrimin tim le ta shikon ndeshjen”, ka thënë Munishi për indeksonline. (Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵).

Ai gjithashtu ka shtuar se Rexha është mburrur pas ndeshjes se ka detyruar Behar Maliqin të ndëshkohet me të kuq.

“Dhe i njejti eshte mburre pas ndeshjes se si e ka detyru Behar Maliqin te mere karton te kuq. Kjo eshte e turpshme…”, ka shtuar Munishi.

Feronikeli për momentin mban vendin e tetë në tabelë me 28 pikë, por distanca në mes klubesh është shumë e ngushtë, sa që ka vetëm shtatë pikë dallim me kreun.

SHPËRNDAJE