Munishi tregon se si e aktivizonte Rashicën te Vushtrria pa i mbushur 16 vjet

Milot Rashica sot është një yll i madh te Werder Bremen, ndërsa me 15 vjet ai kishte debutuar me ekipin e parë të Vushtrrisë

Ismet Munishi, ishte trajneri që ia dha mundësinë Rashicës që të luante me ekipin e parë në një moshë shumë të re, shkruan Reporteri.net

“Milotin kemi filluar me aktivizu ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi inkuadruar vetëm në pjesën e dytë pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizu 90 minuta”, ka thënë Munishi për emisionin Fan Zone në Supersport.

“Që atëherë e kemi vërejt se ka predispozita për tu bërë lojtar i madh, e ka përkrah e gjithë skuadra, e ka përkrah i gjithë qyteti pasi të gjithë e kemi ditë që kemi një futbollist të madh”.

“Është krenar ta shohësh atë në Bundesligë, tash po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe që të tregoj vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës,”.

SHPËRNDAJE