Murati: Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki

Përveç se i pashembullt, përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, do të jetë i dëmshëm për Kosovën e me pasoja të rënda për të ardhmen, ka komentuar zhvillimet e fundit, kryetari i Lëvijes për Bashkim, Valon Murati, përcjell Gazeta Online Veriu.info.

Ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët, përkatësisht çdoherë dikush t’i kontestojë e të mos i pranojë vendimet e saj, ka shkuar sot Murati në llogarinë e tij në facebook.

Ky është postimi i plotë i Muartit:

Mospranimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e dërgon vendin në anarki

Përpjekja për ta deligjitimuar vendimin e ardhshëm të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e parashikuar atë apo duke goditur anëtarët e gjykatës është i pashembullt. Përveç i pashembullt do të jetë i dëmshëm për Kosovën e me pasoja të rënda për të ardhmen.

Ata që nesër nuk do ta pranojnë vendimim e Gjykatës Kushtetuese, do ta shtrojnë rrugën që herëve tjera të tjerët, përkatësisht çdoherë dikush t’i kontestojë e të mos i pranojë vendimet e saj.

Kjo rrugë dërgon në anarki e rrënim. Viktima do të jemi të gjithë pa përjashtim, e mbi të gjitha Kosova e qytetarët ne emër të së cilës flasin të gjithë.

SHPËRNDAJE