Murati: VV’ja Bashkimin Kombëtar e ka pasur parullë, e asnjëherë projekt

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Vetëvendosja e Albin Kurtit, idenë e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e ka pasur parullë dhe asnjëherë projekt.

“Duhet ta theksojmë se Vetëvendosja bashkimin kombëtar e ka pasur parullë, asnjëherë projekt”, është shprehur Murati, shkruan Express.

Tutje, Murati tha se këtë parullë e ka përdorur për qëllime populiste dhe e ka përdorur për të marrë vota.

“Pra, e ka pasur parullë me marrë vota, e ka pasur parullë populiste, e ka përdorur varësisht prej kontestit dhe prej shtresave të popullsisë, por asnjëherë nuk ka qenë një projekt i elaboruar kur kemi parasysh të gjitha pengesat që i kemi për me ardhë deri te bashkimit”, shtoi Murati.