Muriqi nuk është normal, çfarë supergoli ka shënuar në debutim

Fenerbahce e ka filluar sezonin e ri në Superligën turke sot dhe sulmuesi kosovar ka shënuar një supergol kundër Gezisehir Gazientep

Vedat Muriqi e ka nisur si më së miri aventurën e tij në Turqi duke shënuar supergol për Fenerbahce.

Muriqi mori një top të mirë nga Emre Belozoglu në minutën e 17-të për t’u liruar nga një lojtarë dhe pastaj me një supergoditje shënon një supergol.

Sulmuesi kosovar debuton me gol kështu në ndeshjen e parë të Super Lig të Turqisë, Fenerbahce e pret në Sukru Saracoglu Stadium skuadrën e Gazisehir Gazientep. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE