Mushkolaj: Ndihem i neveritur nga politika në Kosovë

Analisti Imer Mushkolaj, në një intervistë për emisionin N’Konak ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë që papërgjegjësia e politikanëve në Kosovë mund të shkojë deri në këtë pikë

Ai duke komentuar rrëzimin e qeverisë dhe ngjarjet e tjera politike pas prishjes së koalicionit VV-LDK ka thënë se gjithcka mund të lihej për më vonë dhe jo të ndodhnin në këtë kohë kur qytetarët po përballen me pandeminë e koronavirusit.

Mushkolaj shton se ndihet i neveritur nga ato që ndodhën.

Kam menduar se papërgjegjësia e politikanëve në Kosovë nuk shkon deri në këtë pikë.  Të ndërmerren veprimë të tillë për rrëzimin e qeverisë në këtë kohë me të vërtet ka qenë e papristshme. Kjo duhej të lihej për më vonë të shtyhej kjo situatë, për ku ka qenë një papërgjegjësi totale. Jam neverit nga ajo që ka ndodh”, ka thënë Mushkolaj. /Gazeta inFokus/

Ketu mund te ndiqni intervisten e plote:

SHPËRNDAJE