Mustafa: 5 persona janë në garë për kryeministër, me VV-në gjithsesi në koalicion!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se Lëvizja “Vetëvendosje” do të jetë partneri kryesor i tij për bashkëqeverisjen e ardhshme. Këto deklarata ai i ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.

“Vlerësoj se kemi interes ta bëjmë koalicion me VV-në. Nëse gjejmë interes, e bëjmë, nëse jo, kur të kryhen zgjedhjet ulemi dhe merremi vesh për bashkëqeverisje”, ka thënë ai.

Sipas Mustafës, në LDK janë duke u përmendur disa emra për kandidaturën e kryeministrit.

“Ne i kemi 4 apo 5 njerëz që mund të jenë kandidat për Kryeministër të LDK-së. Nesër e kemi mbledhjen e kryesisë për të biseduar për çështjen e mandatarit. Këshilli i Përgjithshëm vendos. Nesër do ta zhvillojë një mbledhje. Jam i interesuar që të vijmë në një përfundim. Pastaj në këshill do të bisedojmë për koalicionin. parimisht jemi që të shkojmë vet, por do ta diskutojmë në Këshill”, ka deklaruar ai.

SHPËRNDAJE