Mustafa demanton mediat për vizitën e sotme në familjen Rugova

I pari i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me vizitën që pati sot në familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës. Ai poashtu ka reaguar ndaj një portali që sot ka shkruar që Mustafa ka dështuar të takohet me deputeten e zgjedhur, Teuta Rugovën.

Ai ka thënë se vizitat në këtë familjë janë gjithmonë të mira.

Mustafa ka kundërshtuar zërat që e lidhën vizitën e tij me ndikimin në votën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugovës.

Ai ka thënë se zërat që e quajtën këtë takim të dështuar dhe që vizita e tij erdhi si “kundërpërgjigje” e asaj s që i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, pati në familjen Rugova, janë thjesht “përpjekje e dëshpëruar për të mbjell huti në opinion”.

“Si gjithherë, pata kënaqësinë që sot të vizitoj Familjen Rugova, ku ishin prezent zonja Fanë, Teuta dhe anëtarët e tjerë të Familjes.Vizitat në Familjen Rugova janë gjithmonë të mira”, ka shkruar Mustafa. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE