Mustafa flet pas mbledhjes së Kryesisë: Këto vendime u morën

LDK-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë me ç’rast ka vendosur se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, derisa konfirmohet se në mbledhjen e radhës do të konfirmohet kandidatura për kryeministër.

Besian Mustafa nga LDK ka thënë se në mbledhjen e radhës do të diskutohet për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.

“Nuk do të kemi koalicion me PDK-në. Në mbledhjen e radhës do të diskutohet për çështjen e koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen. Posti i kryeministrit i takon partisë më të madhe. Janë hapur diskutimet për mandatarin e LDK-së, por këto do të mbyllen të hënën”, u shpreh Mustafa.

Mustafa ka shtuar se në LDK ka mjaft kandidat që janë të përgatitur për të marrë postin e kryeministrit, raporton koha.net.

“Për momentin i vetmi pozicion është se s’do të kemi koalicion me PDK-në, e po diskutojmë për koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE