Mustafa hap rrugën për një kandidat tjetër për kryeministër nga LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke shënuar 27- vjetorin e themelimit të Degës në Istog.

Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se ai mund të mos jetë i nominuari i këtij subjekti politik në zgjedhjet e reja.

Na fjalimin e tij para shumë të pranishmëve, Mustafa ka thënë se para dy vite e gjysmë, në zgjedhjet e vitit 2014, si parti kishin deklaruar se për zgjedhjet e reja nga ta do të jetë një kandidat tjetër për të parin e ekzekutivit.

E sot, ai tha se në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kanë vendosur që në mandatin e ardhshëm të kenë një kandidat tjetër opër kryeministër. Mustafa ka theksuar se LDK duhet të hap rrugë për kuadro të reja.

“Duhet të hapim rrugë për njerëz të rinj”, ka potencuar kreu i LDK-së dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa

Mustafa po ashtu ka lavdëruar punën e ministrave dhe deputetëve të LDK-së në këtë mandat qeverisës.

SHPËRNDAJE