Nagavci: Pse gjithë ky zell i Thaçit për të sulmuar VV-në dhe për të krijuar një Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve?

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po tenton vazhdimisht që të sulmojë Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas vendimit dje të Gjykatës Kushtetuese e cila erdhi në përfundim se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën, Nagavci ka thënë që Thaçi po tenton të krijojë Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve.

“Pse gjithë ky zell i Presidentit Thaçi për të sulmuar LV! dhe për të krijuar një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve? A beson dikush se Qeveria që po tentohet të krijohet nga humbësit e zgjedhjeve të fundit, pra nga LDK, AAK, NISMA, Lista Sërpska, do të krijohet për të luftuar krimin e korrupsionet, për të bërë ç’kapjen e institucioneve, për të zhvilluar vendin?”, ka thënë Nagavci.

Në linkun më poshtë mund të lexoni Raportin e 100-ditëshit të Qeverisë Kurti, aty do të gjeni disa nga arsyet e Thaçit dhe tjerëve për të pamundësuar qeverisjen Kurti.

SHPËRNDAJE