Naim Maloku tregon se si shkoi intervistimi i tij nga Gjykata Speciale

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku, ka njoftuar se sot është intevistuar nga Gjykata Speciale në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës

Ai ka falënderuar Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin Slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të tij si palë, shkruan Reporteri.net.

“Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe Miq!

Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë së Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykates Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaje Gjykate, si dhe konform ligjeve dhe Juridiksionit slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë. E falendëroj Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si pale”, ka shkruar Maloku.

Kujtojmë se sot janë intervistuar edhe dy deputetet Time Kadrija e Safete Hadërgjonaj nga Specialja, por në Prishtinë për shkak se nuk kanë qenë të pajisura me viza.

SHPËRNDAJE