Naser Ramadani: Kosova e përgatitur për parandalimin e koronavirusit

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, duke konfirmuar se pacientja e shtrirë në QKUK nuk është e prekur nga koronavirusi, ka shtuar se Kosova është e përgatitur për parandalimin e kësaj epidemie.

Për mediat ka thënë se IKSHP është i përgatitur për të gjitha aktivitetet e parandalimit.

“Duke pasur parasysh se ne kemi marrë rezultatet brenda katër orëve – ato kanë rezultuar negative. Pacientja nuk është e sëmurë me koronavirus”.

“Unë i kam hulumtuar vetëm rastet e mëhershme gjatë të shtunën në mbrëmje, sot nuk kemi pasur shumë kohë sepse jemi përgatitur për hyrjet në kufi dhe ato tokësore”.

“Rasti i të shtunës kanë qenë një qift që ka dyshuar se është i prekur nga kjo sëmundje për shkak të daljes jashtë shtetit; mirëpo analizat kanë rezultuar negative në mesnatë”.

“IKSHP tashmë është përgatitur dhe që një muaj e gjysmë i ka të gjitha dokumentet përkatëse për të gjitha aktivitetet e parandalimit. Laboratori është furnizuar dy javë pasi kanë dalë rezultatet e para prej prodhimit”.

“Tash janë bërë më shumë se tre javë që IKSH është furnizuar me analiza laboratorike të nivelit më të lartë të laboratorëve më prestigjioze evropiane”.

SHPËRNDAJE