Ndahen Babastars, Cozman shpërthen në ofendime e sharje ndaj tyre

Në mesin e një situate të daljeve masive nga Babastars, duket se sapo është zyrtarizuar largimi i rradhës.

Pas Skivit dhe anëtarit historik që nga Tingulli 3’nt, Agon Amigës, lamtumirën ia ka dhënë edhe Cozman.

Reperi në një video për fansat kërkon falje për anulimin e koncerteve por duket i lodhur nga repërt fake të cilët s’i përmend me emër.

“S’po muj mo me fake repera, me fake repera, me bullsh*ta. Këta nuk ishin kërkah” – dëgjohet teksa thotë Cozman i cili premton një start të ri.

Ndiqeni të plotë më poshtë deklaratën e tij. /Prive.al

SHPËRNDAJE