Ndahet nga jeta Ismajl Sherifi, ambasadori i traditave shqiptare

Në moshën 78 vjeçare është ndarë nga jeta Ismajl Sherifi, njeriu që me shumë dashuri, fanatizëm dhe emocione ka ruajtur, mbrojtur dhe prezantuar vlerat dhe traditat burimore shqiptare.

Dëshira e çdo shtëpie apo fshati ka qen që në ballë të aktiviteteve ta shikojnë Ismajl Sherifin, prijësin plis bardhë i cili vetëm nga ecja dhe dukja e tij ka rrezatuar dhe prezantuar shqiptarin e mirë, të këndshëm, të hareshëm, plisi i tij ka ndritur gjithkund.

Njoftimi i Ismajl Sherifit të riut për vdekjen e gjyshit

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai, do të kthehemi.
(Inna lilahi ve inna ilejhi raxhiun)
Të dashur Familjar, të respektuar Miq!

Ju njoftoj se sot, në moshën 78 vjeçare ndërroi Jet më i dashuri im Gjyshi, Ismajl Sefë.Sherifi.
Varrimi të ndjerit bëhet sot, më 14.10.2018 me Namazin e Ikindis 15:35 në varrezat e fshatit Vërbic e Zhegocit.
Lusim Zotin për mëkate të falura, vepra të pranuara, përgëzim me xhennet!

SHPËRNDAJE