Nderim Saraçi, fitues i turneut në shah “Komandant Shemi”

Ka përfunduar Turneu i 18-të Memorial i Shahut ”Komandant Shemi, që për çdo vit mbahet në shenjë nderimi e përkujtimi të vrasjes së komandantit të njohur të Brigadës 141 “Mehë Uka”, të Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, Shemsi Ahmeti, Hero i Kosovës.

Turneun e ka shpallur të hapur nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i cili tha me këtë rast se është nderë dhe krenari për Mitrovicën që pati një luftëtar dhe komandant të luftës së UÇK-së, siç ishte Heroi Shemsi Ahmeti.

Displaying 18362028_10208757895411357_746355209_o (1).jpg

Ju pjesëmarrës të nderuar të turneut me pjesëmarrjen tuaj po nderoni dhe respektoni këtë figurë të ndritshme të kombit, që ra heroikisht në betejën e njohur të Majdanit, në përballje fyt për fyt me forcat ushtarako-policore serbe. Unë ju falënderoj shumë për pjesëmarrje dhe uroj që të kaloni sa më mirë dhe të tregoni vlera në këtë garë sportive”, tha ai ndër të tjera.

Në turne morën pjesë rreth 70 shahistë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe nga Novi Pazari.

Vendin e parë e zuri Nderim saraçi, të dytin Besim Oruqi, të tretin Hysen Aliq nga Novi Pazari, të katërtin Avdyl Haxha dhe të pestin Muhamet Asllani.

SHPËRNDAJE